Ngacmoi seksualisht vajzën e tij, dënohet me 3.4 vite burg Rudolf Merolli

Gjykata e Korçës ka dënuar me 3.4 vite burg Rudolf Merolli, i denoncuar nga e bija për ngacmim seksual.

Organi i akuzës kishte kërkuar 6 vite burg për të, por trupa gjykuese vendosi dënimin me 5 vjet burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë dënimin 3 vite e 4 muaj burg.

Gjatë hetimeve, Merolli nuk ka pranuar akuzën, duke deklaruar se natën e ngjarjes kishte konsumuar lëndë narkotike dhe nuk mbante mend asgjë.

Vajza ka dekluaruar se i ati i kishte kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale. Madje, ajo regjistroi një bisedë, e cila u bë publike në media.

Pas kallëzimit të vajzës, i ati u arrestua dhe më 16 maj, gjykata e Korçës vendosi arrest me burg për Rudolf Merollin.

Ndërkohë nëna e vajzës, që jetonte e ndarë nga 38-vjeçari, pasi rasti u bë publik kërkoi që mbi të të veprojë drejtësia ose në rast të kundër foli edhe për vetëgjyqësi.

“Vajza ka shkuar te babai i saj për ta takuar edhe unë nuk e kam ndaluar. Atë natë babai i saj i ka ngacmuar seksualisht duke i kërkuar marrëdhënie seksuale. Vajza ka regjistruar të gjithë bisedën me babain e saj dhe ka kontaktuar me shoqen e ngushtë duke i treguar gjithçka. Ditën tjetër shkova në punë ku me ka marrë shoqja e vajzës në telefon edhe me ka treguar ngjarjen. Kam shkuar në shtëpi, edhe kam folur me vajzën, vajza në kushte të renda psikologjike më ka treguar të vërtetën. Vijoj të jem ligjërisht e martuar me Rodolf Merolli dhe prej 1 viti jam larguar nga ai pasi prej vitesh jam dhunuar. Nuk e pranoj dot faktin se ai ka folur në atë mënyre edhe pse është i varur nga alkooli dhe hashashi. Jam nëne me 3 fëmijë, me kushte tepër të vështira, punoj në një fasoneri ku të ardhurat janë të pakta, jetoj me qira edhe kërkoj ndihmë edhe nga shteti”, tha ajo.

Rrëfimi i vajzës

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement