“Unë bëj fushatë me makinë me qira”, Harxhi: Ku i gjeti Basha 675 mijë dollarët për foton me Trump?     

 

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike Edith Harxhi iu përgjigj në Dita jonë edhe për akuzat që ajo bëri pak ditë më parë, se zoti Basha nuk shkon në SHBA, pasi i është refuzuar viza nga autoritetet e këtij vend, gjë që nuk është përgënjeshtruar nga kreu aktual demokrat.

Në studion e “Dita Jonë” Harxhi nuk i cilësi këto akuza, por fakte dhe këkroi nga Basha që të tregojë se ku i gjeti 675 mijë dollarët e lobimit për foton në 2017 me presidentin e asaj kohe në SHBA Donald Trump.

“Unë nuk kam bërë akuza, por kam treguar disa fakte që i gjykoj të drejta. Basha që prej 2017 nuk viziton SHBA për shkak të një fotoje me Trump në Ohio, pas së cilës doli historia e lobimit me 675 mijë dollarë dhe çfarë solli kjo për PD? Unë sot e kësaj dite bëj fushatë me makinë me qira. Basha ka arsenalin e PD dhe paguan lobingje 675 mijë dollarë dhe çfarë solli kjo për PD? Çfarë rezultati kemi pasur ne? Ku shkuan këto para? Ka 4 vjet që ka marrë ftesa nga SHBA dhe nuk ka shkuar. Si është e mundur që një kandidat për kryeministër të vendit, lideri i opozitës para se të vijë në pushtet nuk viziton Uashingtonin. Berisha në 2003 vizitoi Uashingtonin pas krizës në ‘97 dhe hapi partinë dhe fitoi në 2005”.

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement