Pas aksidentit ne Kinostudio flet 24 vjecarja: Mbaj mend te gjithe skenen! 

 

Ditën e djeshme një aksident i rëndë ndodhi në Tiranë në rrugën “Xhanfize Keko”, ku një 24-vjeçare u përplas nga një automjet teksa ishte në trotuar.

24-vjeçarja ndodhet e shtruar te Spitali i Traumës ndërsa ka humbur një këmbë. Sipas boldnews, vajza ka folur nga spitali dhe shprehet se ka qenë duke pritur në trotuar shoqen e saj pasi kishin planifikuar të takoheshin. Gjithashtu konfirmohet se Xhesina Gega nuk ishte shtatzënë.

“Mbaj mend të gjithë skenën. Po prisja një shoqe, në këtë moment shoh që më vjen një makinë. Nuk e kam humbur vetëdijen, kisha shumë dhimbje,” ka thënë e reja.

24-vjeçarja ende nuk i ka takuar familjarët pasi ka thënë se prindërit i ka në Greqi. E reja iu nënshtrua menjëherë operacionit sapo mbërriti tek Trauma, ndërsa mjekët thonë që po bëjnë gjithçka që vajza të mund të ecë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement