Itali e bukur dhe dominuese, “asfikson” Turqinë në sfidën hapëse

Italia e Roberto Mancinit të mbush syrin. Të kaltrit e nisin më marshin më të lartë Europianin, duke fituar me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Turqisë në sfidën hapëse të eventit, e vlefshme për Grupi A. Dominim total i italianëve në “Olimpico” të Romës, ku Turqia bëri shumë pak, për të mos thënë asgjë, për të pretenduar diçka më shumë.

Një pjesë e parë e mbyllur pa gola, por e dominuar nga të kaltërve me lojë dhe rastet e krijuara.

Pas një fillimi të qetë të sfidës, italianët shtuan presionin në gjysmëfushën e Turqisë, duke krijuar moment ideal për shënimi në minutën e 18—të, por Lorenzo Insigne, nuk e kalibron si duhet të brendshmen e këmbës së tij të djathtë. Dy minuta më vonë futbollistët e Italisë kërkojnë 11-metërsh për prekje të topit me dorë, por as nuk ka dyshime kryesori, që vijon lojën.

Giorgio Chiellini, në të 22-tën, godet me kokë pas ekzekutimit të një këndoreje, por reagon në lartësinë e detyrës portieri Cakir.

Tjetër shans për Italinë në minutën e 33-të, këtë herë me Ciro Immobilen, goditja e të cilit me kokë përfundon jashtë. Në fundin e pjesës së parë pretendojnë sërish për 11-metërsh italianet për prekje të topit me dorë, edhe këtë herë nuk mendon kështu kryesori holandez Makkelie vendimi i të cilit konfirmohet edhe nga sistemi VAR.

Takimi, gjithsesi, do të zhbllokohej në minutën e 53-të me një autogol të Merih Demiral, me mbrojtësin e Juventusit që nuk u koordinua si duhet në momentin e pasimit të Berardit drejt qendrës, duke shtyrë në mënyrë të pavullnetshme topin drejt rrjetës.

Në të 57-tën Locatteli detyroi portierin Cakir të zgjatej për të shmangur një tjetër gol, ndërsa pak çaste më vonë Berardi gjuan keq pas këmbënguljes së gjatë të të kaltërve.

Gjithsesi, goli i dytë dhe i sigurisë për Italinë nuk do të vononte shumë dhe do të shënohej nga Ciro Immobile nga një distancë e afërt i shërbyer nga Spinazzola.

Turqia nuk ekziston më në fushë në një gabim i portierit i jep mundësinë edhe Lorenzo Insignes për të shënuar, duke vulosur rezultatin 3-0.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement