Stresi: Ambasada Amerikane më ka bllokuar Instagramin

 

 

Këngëtari dhe personazhi i njohur, Arkimed Lushaj (Stresi) ka fajësuar Ambasadën Amerikane të Shqipërisë për bllokimin e rrjetit të tij social Instagram.

Në një sqarim për fansat  ai ka thënë se arsyeja që nuk komunikon dot me fansat është për shkak se Ambasada Amerikane i ka bllokuar Instagramin deri më 12 qershor.

Gjatë videos së tij sqaruese ka përmendur edhe Ambasadoren Kim duke thënë “Për zonjën Kimete, Kim s’është problem”.

“Desha t’iu them juve që më shkruani në Instagram me mesazhe është e pamundur t’iu kthej përgjigje sepse ma kanë bllokuar deri me datë 12, Ambasada Amerikane e Shqipërisë, më kanë bërë report.

Për zonjën Kimete, Kim s’është problem. Iu kërkoj ndjesë sepse nuk mund të përgjigjem!”, shprehet Stresi.

Këngëtari pas rrëmujës në protestat e zhvilluara për Klodian Rashën dhe pasi u shpall në kërkim nga Policia, është arratisur drejt Mbretërisë së Bashkuar.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement