“Do ta çoja në shtëpi”, futbollisti shqiptar shpreh hapur pëlqimin për Kidën

Futbollisti me origjinë shqiptare, Valon Berisha, është i angazhuar me skuadrën franceze “Stade Reims”. Ai është shumë i njohur tashmë jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe jashtë tyre. Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet”, ku ka folur për angazhimet e tij personale dhe profesionale.

Madje gjatë intervistës ai shprehu hapur pëlqimin për këngëtaren e famshme shqiptare, Kida. Kur u pyet se cilën nga këngëtarët shqiptare pëlqen dhe do e çonte në shtëpi, ai përmendi emrin e Kidës. Futbollisti nuk e fshehu fare pëlqimin për këngëtaren dhe ne nuk e dimë ende se si do e ketë pritur ajo këtë deklaratë të Valonit.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement