Borxhi i jashtëm rritet me 279 mln €, peshën më të madhe të detyrimeve e ka qeveria

Borxhi i jashtëm i vendit ka kapur shifra rekord në tre muajit e parë të këtij viti, pasi sipas Bankës së Shqipërisë ai është rritur me 297 milionë euro, krahasuar me fundin e vitit 2020 duke kapur vlerën e 8.8 miliardë eurove. Sipas raportit pjesën më të madhe të detyrimeve e zotëron qeveria me rreth 2.4 miliardë euro.

Borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare shënoi rritje të mëtejshme gjatë tremujorit të parë të këtij viti me një shtesë prej 297 milionë eurosh.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë ky tregues kapi vlerën e 8.8 miliardë eurove dhe u rrit me 3% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2020.

Ndërkohë që krahasuar me një vit më parë janë 654 milionë euro më shumë të marra borxh.

Në raport argumentohet se rritja e shpejtë e huasë erdhi edhe si pasojë e dy kredive të marra tek ndërkombëtarët me 80 milionë dollarë dhe 90 milionë euro.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement