Ankimimet e zgjedhjeve, Kolegji rrëzon padinë e PD e LSI për Qarkun e Shkodrës

 

Kolegji Zgjedhor rrëzoi paditë e opozitës edhe për Qarkun e Shkodrës, duke i cilësuar si të pabazuara në prova.

PD dhe LSI kërkonin pavlefshmëri dhe ripërsëritje të zgjedhjeve në këtë qark.

Më parë, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar paditë e opozitës në Gjirokastër, Vlorë, Berat, Tiranë dhe Durrës.

Partia Demokratike kishte kërkuar përjashtimin e 7 prej 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, që kanë rrëzuar paditë për qarqet e mësipërme, por edhe kjo kërkesë iu hodh poshtë si e pabazuar në ligj.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement