Aksidentoi rëndë këmbësoren/ 19-vjeçari me “Benz-in” luksoz, djali i Erzen Breçanit

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në kryeqytet, në zonën e Kinostudios, ku një 19-vjeçar teeksa drejtonte mjetin luksoz tip “Benz”, aksidentoi një këmbësore rreth 30 vjeçe. Si pasojë, kjo e fundit mësohet se ka humbur një nga gjymtyrët e poshtme, ndërsa gjendja e saj ndodhet e rëndë.

Mjeti me të cilin udhëtonte i riu Jehon Breçani mësohet se ka humbur kontrollin, për t’u përplasur më pas me një pemë në trotuarin në rrugën “Xhanfize Keko”. Fatkeqësisht, aty ndodhej një këmbësore e cila mbeti e plagosur rëndë.

Por kush është i riu që udhëtonte me mjetin luksoz? Sipas burimeve, Jehon Breçani mësohet se është djali i ish-drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

 

Lexo edhe..

I apasionuar pas makinave, “Story” e fundit e djalit të ish-drejtuesit të policisë para se t’i këpuste këmbën vajzës

.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement