Sot votohet shkarkimi i Presidentit Ilir Meta në Kuvend, maxhoranca kërkon 94 vota, tre orë debat pa Kreun e Shtetit

Për herë të parë në Shqipëri, sot, votohet shkarkimi i Presidentit në vend. Në orën 10:00 pritet që të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë për të votuar raportin e Komisionit Hetimor që është ngritur për të hetuar dhe mbledhur prova që mund të nxjerrin Metën jashtë Presidencës.

Maxhoranca e cila e inicioi këtë nismë kërkon 94 vota pro raportit të këtij komisioni. Seanca parashikohet që të ketë tre orë debat dhe më pas të bëhet votimi me letër të fshehtë. Zyrtarisht, Kuvendi i kërkoi Presidentit që të ishte në seancën e së sotme, por kreu i shtetit nuk ka pranuar, duke u shprehur se nuk kishte sens të ishte i pranishëm që të dëgjonte gjyqin publik ndaj tij.

Nëse sot vuloset shkarkimi i Kreut të Shtetit në Kuvend, çështja do të kalojë në duart e Gjykatës Kushtetuese, e cila do të thotë fjalën e fundit. Kreu i Shtetit nuk e ka njohur Komisionin e ngritur nga maxhoranca për të kërkuar shkarkimin e tij. Ai është kërkuar nga deputetët, me në krye Alket Hysenin që të ishte i pranishëm në seancë dëgjimore, por ka refuzuar kategorikisht. Grupin e ngritur, Meta e konsideruar të jashtëligjshëm dhe antikushtetues. Në Komision është diskutuar edhe marrja me forcë e tij për të dëgjuar anëtarët, por më pas u vendos që të mos përdorej kjo pikë në fuqi.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement