Si i sjell dobi psikologjisë sonë shkrimi

Përhapja e teknologjisë ka bërë që njerëzit të mos shkruajnë më me laps. Hulumtimet kanë treguar se jo vetëm që është i kufizuar shkrimi i dorës, por numri i fjalëve të përdorura zvogëlohet ndjeshëm, pasi aplikime të ndryshme kanë eleminuar nevojën e lapsit.

Shkrimi tradicional në letër, në të kaluarën, përdorej gjithashtu si një mjet për lehtësimin e emocioneve, kur dikush, për shembull, mbante një ditar dhe regjistronte mendimet, përvojat dhe ndjenjat e tij në baza ditore.

Ekspertët theksojnë se të shkruarit në kompjuter nuk ka të njëjtat përfitime si të shkruash mendimet e në letër, kështu që njeriu nuk mund të kullohet emocionalisht dhe të rregullojë mendimet e tij.

Për më tepër, kur dikush shkruan në kompjuter është mësuar me shpejtësinë që ofron dhe nuk i jep shumë bazë zgjedhjes së fjalëve, por automatikisht përdor atë që më vjen në mendje e para, diçka që nuk ndodh kur shkruan në letër dhe kalon më shumë kohë në zgjedhjen e fjalëve të  duhura. Kështu, jo vetëm që komunikimi është i vështirë, pasi nuk mund të shprehet saktë, por edhe mendja nuk është e trajnuar sa duhet, pasi nuk funksionon për asgjë.

Është vërejtur, veçanërisht në mesin e të rinjve, që kur kalojnë kohë duke shkruar në mediat sociale ata priren të bëhen agresivë, të ndjehen të dëshpëruar ose të zemëruar. Ndryshe nga shkrimet tradicionale, ku dikush kalon kohë duke njohur, analizuar, përpunuar emocionet e veta dhe më pas duke gjetur mënyrën e duhur për të komunikuar me ata që e rrethojnë. Sot kjo aftësi komunikimi ka humbur ose ka ndryshuar ndjeshëm, duke rezultuar në njenja boshe ose vetmi.

Ekspertët besojnë se mbajtja e një ditari ku të shënoni mendimet dhe ndjenjat e tuaja për 15 deri në 20 minuta në ditë është një mënyrë ideale për të mbajtur kontakt me shkrimin tradicional dhe për të korrur të gjitha përfitimet e tij.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement