Rama shkel rregullat, voton nga foltorja/ Ruçi shkon në dhomën e fshehtë

Prej më shumë se një ore nisi votimi nominal i deputetëve lidhur me shkarkimin e presidentit në Parlament.

Votë pro shkarkimit kanë dhënë Edi Rama dhe Gramoz Ruçi. I pari ka votuar Rama, por ai ka habitur me votimin e tij duke mos pranuar të shkojë te dhoma e fshehtë, por të shënojë fletën e votimit nga foltorja e Parlamentit dhe më pas ta hedhë në kuti.

Ndërsa Ruçi i ka respektuar procedurat e votimit, duke shkuar te dhoma e fshehtë e kutisë së votimit. Më pas kryeministri Edi Rama është larguar nga Parlamenti.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement