Majko: Vota pro shkarkimit të Metës më rëndon por.. ..

Deputeti socialist Pandeli Majko doli në foltore për të treguar se nuk kishte më asnjë hezitim por do të votonte pro shkarkimit të Ilir Metës.

“Vota pro shkarkimit të Metës më rëndon shumë por ka në thelb raportet me të vërtetën. Ftoj çdo deputet të ballafaqohet me të vërtetën. Për të tjerat do të gjykojë koha” tha Majko duke treguar se herën e parë kishte refuzuar të firmoste.

Presidenti i Republikës është një individ i burgosur në privilegjet e veta, por jo e kundërta. Presidenti Ilir Meta ka shkelur kushtetutën, ka shkelur betimin e tij.

Arsyeja pse kam dalë sot është për të nënvizuar pozitën time të vështirë. Kryetari i grupit Parlamentar e di shumë mirë që unë e kam refuzuar ta firmos për herë të parë, kur u iniciua shkarkimi i presidentit Ilir Meta. Arsyet janë të shumta, por tani më mendoj se Ilir Meta është bërë promotor i mos-seriozitetit ndaj shtetit shqiptar edhe karshi tjerëve.

Është e pafalshme në çdo rast, pavarësisht problemeve personale apo politike që ne mund kemi me njëri-tjetrin, midis mazhorancës dhe opozitës, kërkesave për të fituar pak më shumë vota se sa ai tjetri. Por në marrëdhënie me procesin zgjedhor, në marrëdhënië me faktorët e politikës jashtë, sidomos në marrëdhëniet me A merikën, askush nuk i ka askujt në Shqipëri borxh, lidhur me këtë çështje. Prandaj shkurt e qartë, mendoj se më mirë të të urrejnë për atë që je, se sa të të duan për atë që nuk je.

E mora fjalën për të shprehur votën time pro shkarkimit, një votë e cila rëndon shumë. Ilir Meta ka qenë pjesë e jona dhe është votuar nga kjo masë votuesish. Unë mendoj se kur është miratuar Kushtetuta e vitit ’99 të gjithë ligjdhënësit e kanë pasur shumë të qartë momentin e shkarkimit të presidentit. Është momenti i shkarkimit të presidentit të Republikës, një moment që do të kalojë në 1,000 filtra. Kjo që po diskutojmë sot do të gjykohet në Gjykatën Kushtetuese.

Ne prodhojmë një akt, i cili do të kalojë në filtrat e jurisë më me përvojë në Gjykatën Kushtetuese. E qarta, është e shkruar e zeza mbi të bardhë, ndaj kam firmosur, ndaj do të votoj pro shkarkimit të Presidentit të Republikës. Të tjerat do t’i gjykojë koha.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement