Koronavirusi në Shqipëri: Asnjë humbje jete, regjistrohen 18 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit asnjë person i prekur me koronavirus nuk ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë kryer 2821 testime nga të cilat 18 persona kanë rezultuar pozitivë, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me ditët e fundit.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Njoftimi:

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,821 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste Malësi e Madhe, 2 raste në Kavajë, 1 rast në Fier, Përmet, Bulqizë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,761 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (09 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 25
Të shtruar në spitale 20
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2821

Testime totale 746,268
Raste pozitive 132,415
Raste të shëruara 129,761
Raste Aktive 202
Humbje jete 2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 56
Tiranë 53
Berat 31
Lezhë 15
Korçë 13
Elbasan 13
Vlorë 4
Gjirokastër 4
Durrës 4
Fier 4
Kukës 2
Dibër 3

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement