Konfirmohen rastet e Gripit të Shpendëve/ Ministria e Bujqësisë: Po monitorojmë situatën

Në Shqipëri janë konfirmuar rastet e para të gripit të shpendëve. Sëmundja është e pranishme në 3 vatra, që ndodhen respektivisht në Njësinë Administrative Fushë- Krujë, në Njësinë Admistrative Dajt dhe në Njësinë Administrative Bujan. Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural bën me dije se në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë , është konfirmuar prania e Gripit të shpendëve të tipit H5N8.  Në njoftim, thuhet se është ndaluar në rang kombëtar tregtimin e shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla. Ndërkohë, lejohet lëvizja e shpendëve me destinacion thertoret, të shoqëruar vetëm me certifikatë shëndetësore veterinare. “Është ngritur Qendra Kombëtare e Krizës për drejtimin dhe koordinimin e planit të veprimit. Shërbimi Veterinar kreu eliminimin e shpendëve të prekur dhe të dyshimtë, si dhe mori masat për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes. Në vijim, Urdhëri i Ministrit ndalon në rang kombëtar tregtimin e shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla. Lejohet lëvizja e shpendëve me destinacion thertoret, të shoqëruar vetëm me certifikatë shëndetsore veterinare. Lidhur me komplekset intensive, deri tani nuk ka asnjë rast të dyshuar. Niveli i Biosigurisë në këto komplekse është sipas standarteve europiane dhe po monitorohen rigorozisht nga Shërbimi Veterinar. Është me rëndësi të theksojmë se produktet dhe nënproduktet me origjinë nga këto shpendë nuk paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve”, thuhet më tej në njoftimin zyrtar të ministrisë

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement