“Ju e vendosët, ju do e hiqni Metën”, Ralf Gjoni ka një kërkesë për Ramën 

 

Në seancën parlamentare të shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, politikani Ralf Gjoni është shprehur se ishin socialistët ata që i dhanë Metës postin, dhe janë po ata që do ja heqin.

“Kisha vendosur të flisja me detaje për seancën e sotme, por tani gjykoj se për vetë edhe të kaluarën tim ky parlament nuk ka nevojë për mendimin tim. Është e qartë se e keni ndarë mendjen për t’a shkarkuar. Juve ju takon se ju e vendosët atje. Dua të bëj një apel të sinqertë ndaj mazhorancës dhe kryeminsitrit.

Të nderuar kolegë unë mendoj se ka ardhur koha që të prodhojmë lajme pozitive për shqiptarët, mos të prodhojmë vetëm sherr e përplasje, por lajme të mira për klimën e biznesit, të ardhmen e fëmijëve tanë dhe largimin nga gjuha e urrejtjes politike që po nxit shuëm reagime. Ky është një apel i sinqertë i një qytetari jo i një deputeti”- tha Gjoni.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement