Heshtje në PD/ Basha braktis Metën 

 

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë plenare, ku pritet të votohet raporti i Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Por, ndërkohë që në Kuvend debatohet për raportin e Komisionit Hetimor, një detaj që bie në sy është braktisja nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kuvendi vijon seancën për shkarkimin e Metës, por nga Partia Demokratike nuk është thënë ende asnjë fjalë.

Asnjë përfaqësues i PD nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me seancën parlamentare, për shkarkimin e Presidentit. Të gjithë flasin për shkarkimin e Voltana Ademit, si kryetare e Shoqatës së Bashkive, por heshtin për Metën.

Dhe qershia mbi tortë ishte konferenca për mediat e kreut të Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana.

Ndërkohë që vijonte seanca për shkarkimin e Metës, Basha nxjerr në konferencë për mediat Jemin Gjanën, i cili shpall “armiqtë” e Lulit, apo tregon si identifikohen “tradhëtarët”. Por, asnjë fjalë për nismën e Kuvendit, për shkarkimin e Ilir Metës.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement