Gjendet një trup i pajetë nga policia e Ulqinit në Shëngjergj, dyshohet se është i shefit të Antidrogës të zhdukur më 27 maj

 

Gjendet një trup i pajetë në Shëngjergj nga policia e Ulqinit. Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se trupi i pajetë është gjetur afër Reçit e Pentarit, vend ku humbi gjurmët shefi i antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi, Rudolf Elezoviç.

Dhe dyshohet se trupi i pajetë i përket Elezoviç, i cili u raportua i zhdukur nga gruaja e tij që më 27 maj. Trupi i pajetë do t’i nështrohet ekzaminimit mjeko-ligjor dhe autopsisë për të identifikaur viktimën dhe zbuluar shkakun e vdekjes.

Dyshohet se zhdukja e shefit e Antidrogës në policinë kufitare të Ulqinit ka të bëjë me arrestimin e 24 personave në fillim të muajit shkurt të këtij viti, pjesë e një rrjeti trafikantësh të lëndëve narkotike, operacion në të cilin u sekuestruan 500 kg marijuanë. Ndërkohë po të njëjtit grup policia i sekuestroi në nëntorin e vitit të kaluar 2.6 ton kanabis në një kamion në Podgoricë. Në këtë mënyrë zhdukja e Elezovic për momentin sipas hetimeve lidhet me këtë grup kriminal që trafikonin lëndë narkotike drejt Ballkanit dhe vendeve të Europës, një pjesë e të cilëve janë arrestuar.

Sipas hetimeve 54-vjeçari doli nga shtëpia e tij vetëm me celular duke lënë në banesë portofolin, mjetet e identifikimit dhe armën e punës. Autoritetet malazeze kërkuan bashkëpunimin e prokurorisë në Shkodër dhe policisë dhe nga Mali i Zi menjëherë pas denoncimit për humbjen e zyrtarit të lartë nga Ulqini ka mbërritur një dosje Top Secret për të cilën vijojnë hetimet nga të dy shtetet.

Pala malazeze prej ditësh vijonte kërkimet në lumin Buna në kufi me Shqipërinë. Sipas familjarëve biseda e fundit e Elezoviq është: “Po shkoj deri në Shkodër se kam një punë. Nuk vonohem se kur të vij do i bie shkurt”, duke nënkuptuar se do të kthehej përmes kufirit ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në lumin në Buna në zonën mes Pentarit dhe Reçit.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement