Gafa që nxjerr sekretet e merkatos te Lacio, bardhekaltrit “zyrtarizojnë“ Sarrin dhe Elseid Hysajn

Mauricio Sarri dhe Elseid Hysaj prej kohësh po përfliten për një kalim në radhët e Lacios. Por së fundmi është vetë klubi italian që heq edhe më tepër dyshimet, teksa nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare njoftojë “zyrtarizimin“ e ish-trajnerit të Juventusit dhe të mbrojtësit shkodran, së bashku me Nikola Maksimoviç.

Ky lajmërim është fshirë menjëherë nga klubi kryeqytetas, por pa mundur ti shpëtojë syrit të mediave. Një gafë kjo e Lacios që nxjerr zbuluar sekretet e merkatos. Ky lajmërim i bardhekaltërve dukshëm të shtyn të mendosh se marrëveshjet janë arritur dhe prezantimi i tyre mbetet të jetë çështje kohe.

“Secili komandant ka ushtarët e tij të besuar, për deontologjinë, për frymën e vetëmohimit, por sigurisht edhe për përvojat e jetuara së bashku, për betejat në fushë. Nikola Maksimovic dhe Elseid Hysaj kanë qenë pjesë e militantëve Sarrian për një kohë të gjatë.

Mbrojtësi shqiptar, i lindur në 94, është më besniku me kalimin e kohës: nga koha e Empolit, e ekipit të të rinjve të sezonit 12-13, deri në Ligën e Kampionëve 17-18. 243 paraqitje në total midis kupave dhe kampionateve. Qendra serbe, e lindur në 91, mbrojti vijën blu të trajnerit në sezonet 16-17 dhe 17-18. Jo një titullar i paluajtshëm, por një lojtar i gatshëm të thotë po“, shkruhej në deklatarët e Lacios, që më pas është fshirë nga faqja e uebit.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement