Vrau gruan me sëpatë se ishte xheloz e pastaj u vetëvar/ Çfarë deklaronte për mediat muaj më parë 56-vjeçari 

 

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në fshatin Dragostunjë të Librazhdit tronditi sërish vendin dje, kur 56-vjeçari Qemal Bici vrau me sëpatë gruan e tij Menturie Bici 53-vjeç dhe më pas u vetëvar. Çifti ishin prindër të katër fëmijëve, teksa ka qenë djali i tyre 18-vjeçar që i ka gjetur të vdekur dy prindërit.

Pak muaj para se të ndodhtë ngjarja e rëndë, gjatë periudhës së pandemisë, në prag të vitit të ri, Bici ka thënë për mediat:

“Mos të shkojë mendja se i gjithë ky popull këtu ka ardhur për të blerë, por kanë ardhur më shumë për të dalë se u mërzitën duke ndenjur në fukarallëk.

Bëj një xhiro nëpër Pazar dhe shiko a gjen njeri me çantë në dorë duke blerë për Vitin e Ri. Nuk kanë asgjë fare. Unë sot kam blerë vetëm letra për të dredhur duhan. Ky është Viti Ri i imi, fukaralliku dhe pa bukë në shtëpi. Nuk kam bukë në shtëpi,” tha Bici.

Mendohet se arsyeja që Bici vrau bashkëshorten e tij, kanë qenë motive xhelozie, të cilat kanë krijuar konflikte të shpeshta mes tyre, por jo të ndjekura në mënyrë ligjore. Qemali dyshonte se e shoqja e tradhtonte me ish-drejtorin e shkollës në Dragostunjë, ky i fundit pas disa konfliktesh ishte transferuar në një shkollë tjetër.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement