VIDEO/ “Kape gruan time me dorë dhe t’a shohim”, banorët e Lumasit përplasen me policinë: Turp të keni, tërhiquni se nuk e bëni dot me forcë

 

Protesta e banorëve të Lumasit, për ujin e pijëshm ka vazhduar edhe ditën e sotme. Policia ka shkuar në vendngjarje për të parandaluar ndërhyrjet e tyre gjatë punimeve.

Tashmë protesta e banorëve hyn në ditën e 21, ku nuk kanë munguar sërish përplasjet e tyre me policinë. Në pamjet e siguruara nga Fax News, banorët shprehen të diskriminuar nga dhuna policore.

“Kape gruan time me dorë dhe t’a shohim, turp të keni tërhiquni se nuk e bëni dot me forcë”- është thënë nga qytetarët gjatë momenteve që janë përplasur me policinë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement