Plagosën me thikë 39 vjeçarin, policia në Tiranë arreston dy të rinjtë

 

Ditën e djeshme një 39 vjeçar është plagosur me thikë nga dy të rinj të cilët janë arrestuar nga Policia.

Më datë 07.06.2021 shtetasit E. B., 28 vjeç dhe E. B., 29 vjeç në rrugën “Teodor Keko”, në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë goditur me mjet prerës shtetasin F. D., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement