Macron u godit me shuplakë, arrestohen dy persona

Presidenti francez Emmanuel Macron u godit me shuplakë në fytyrë të Martën nga një burrë në mes të turmë njerëzish, gjatë vizitës së tij në një qytet në jug të Francës, raporton France 24.

Truprojat e Macronit ndërhyn me shpejtësi dhe e kapen personin. Dy persona u arrestuan në lidhje me incidentin, raportuan transmetuesit BFM TV dhe radio RMC.

Kryeministri francez Jean Castex tha se incidenti ishte një fyerje ndaj demokracisë.

Në video që qarkullon në mediat sociale, Macron, i veshur me këmishë, mund të shihej duke ecur drejt një turme dashamirësish që ishin pas një barriere metali.

Presidenti francez zgjati dorën për të përshëndetur një burrë, me një bluzë të gjelbër, me syze dhe një maskë fytyre. Burri mund të dëgjohej duke bërtitur “Poshtë Macronia” dhe më pas ai i dha një shuplakë Macronit.

Macron qëndroi në afërsi të turmës për disa sekonda më shumë dhe dukej se po fliste me dikë në anën tjetër të barrierave.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement