‘Hëngshin kokat e tyre’/ Vrasjet s’kanë të ndalur, Artan Hoxha THIRRJE Ramës: O komandant! Thuaju të mbajnë pak dorën, vetëm ty të dëgjojnë…

Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ka bërë një kërkesë kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që të tërheqë pas thirrjen për “kokat e bandave” që operojnë në vend. Me ironi, Hoxha shkruan se ata e kanë marrë seriozisht thirrjen e Ramës që të “hanë kokat e njëri-tjetrit” dhe kanë filluar me aksionin. Ndaj gazetari i kërkon Ramës që të tërheq pas deklaratën për më shumë siguri.

“Taksirat e ke, dil dhe njehere, se “ata” vetem ty te degjojne. Thuaju qe ta mbajne pak doren. Ta levizin siguresen, nga varianti me bresheri, te kalojne ne tek e tek, se na moren frymen… U keputen ne mes varrmihesit e agjensive funerale, duke hapur gropa çdo dite, sikur te kishin hapur kanal deri tani, Tirana do te kishte 24 ore uje ne dite,”-shkruan Hoxha.

POSTIMI I PLOTË:

13 nentor 2018… Dhemb per dhemb, por ti prape “kokat hengshin” the… Ja ta degjuan keshillen o komandant. Por meqe u the: “Ta hanë kokën e njeri-tjetrit, dhe sa herë te hanë kokën e njëri-tjetrit, unë nuk ndjej absolutisht asnjë gjë tjetër, përveç se marrim frymë thellë. Kështu që kur të hanë kokën e njëri-tjetrit, hëngshin kokat e njëri-tjetrit, dhe mos u ngopshin duke ngrënë kokat e njeri-tjetrit”… Taksirat e ke, dil dhe njehere, se “ata” vetem ty te degjojne. Thuaju qe ta mbajne pak doren. Ta levizin siguresen, nga varianti me bresheri, te kalojne ne tek e tek, se na moren frymen… U keputen ne mes varrmihesit e agjensive funerale, duke hapur gropa çdo dite, sikur te kishin hapur kanal deri tani, Tirana do te kishte 24 ore uje ne dite.

Deri më tani që nga fillimi i vitit kanë shënuar 17 vrasje, të cilat përfshijnë krimin në familje, por edhe nuk mungojnë atentatet mafioze ndaj personave të skeduar.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement