Bashkëpunoi me babain për të vrarë burrin/ Fotot e Dhurata Saliaj që nuk i keni parë

 

Dhurata Saliaj, e akuzuar nga autoritetet se në bashkëpunim me babanë e saj vrau burrin, Kudert Saliaj, dy javë më parë u dënua me 1.4 vite burg për dhunë në familje.

Kjo shtetase u shpall fajtore nga gjykata për akuzën e dhunës në familje më 14 maj. Vendim, të cilin nëpërmjet avokatit mbrojtës e apeloi më datë 20 maj.

Ajo po gjykohej nën masën e “arrestit të shtëpisë”. Kudret Saliaj, i cili mbeti viktimë para pak ditësh, kishte bërë kallëzim ndaj saj, pasi sipas tij ajo e kishte kërcënuar me jetë nënën e tij si dhe dhunonte fizikisht e psikologjikisht fëmijët.

Gjithashtu në kallëzim thuhet se Dhurata ushtronte dhunë psikologjike edhe ndaj tij.

Ndërkohë këto në rrjetin social facebook, ajo nuk ekspozonte shumë nga jeta e saj dhe kryesisht postonte foto të vetes ose të fëmijëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ambinetet e një lokali pranë Gjykatës së Tiranës.

Vetëm 10 minuta përpara seancës së radhës, Kudret Saliaj u ekzekutua nga vjehrri i tij, Mexhit Picari, i cili e ka qëlluar 41-vjeçarin me 8 plumba.

Gjatë breshërisë së plumbave mbeti i plagosur edhe Adriatik Cama, i cili ndodhej nën shoqërinë e viktimës.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement