Vrasje çdo ditë, sociologu Tushi: Shqipëria një ”spital psikiatrik”

 

Vrasjet dhe atentatet mafioze pas 25 prillit janë shtuar në përmasa të frikshme. Ekzekutimet nuk munguan nga veriu në jug, ku grupet kriminale eliminuan kundërshtarët mes tyre. Jo vetëm bandat po vrasin, por krimi në familje ka shënuar një rritje që fundi nuk i dihet. Sociologu Gëzim Tushi, thotë se në vendin tonë nuk dihet se kush është krimineli dhe nga kush duhet të ruhesh, teksa shton se duket se shoqëria jonë ka marrë formën e një “spitali psikiatrik”.

“Krimi një shoqërinë tonë është bërë shumë e larmishme. Duket se shoqëria shqiptare hyri në procesin e demokracisë dhe nuk morëm vesh nëse kjo liria erdhi për njerëzit apo për kriminelët. Krimi po na trondit në mënyrë sizmike, është jashtëzakonisht i fortë dhe infeksioni social më i përhapur. Duket sikur kemi kthyer shoqërinë në spital psikiatrik , nuk merret vesh kush është krimineli dhe nga kush duhet të ruhesh”. Po ashtu ai shprehet se tashmë kriminelët nuk kanë frikë nga krimi, teksa ka shpjeguar dhe arsyet se përse ndodhin krimet.

“Unë mendoj se duke dalë nga shoqëria, dikur pushteti ishte totalitar dhe ishte ai që i thyente dhëmbët krimit. Kriminelët në njëfarë mënyre e kishin frikë sepse shteti të bënte gjëmën. Sot janë disa arsye, shtimi i dhunës në familje, përdorimi i drogërave, alkoolit, varfëria, mungesa e dialogut. Shqipëria moderne i ka më të shtuara konflikte se shoqëritë moderne. Një pjesë e kriminelëve janë të paarsimuar. Ligji shteti drejtësia janë të rëndësishme, sepse një nga arsyet se perse ndodhin këto është zvarritja e reformës në drejtësi. Krimi bën kërdinë. Ka filluar të rrite numri i njerëzve që nuk shkojnë në shkollë. Nëse ne nuk do shëndoshim familjen shqiptare, ju garantoj se situata është keq”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement