Varianti indian i Covid-19 mbërrin në shtetin fqinj me Shqipërinë

Maqedonia e Veriut shënon rastin e parë me variantin indian të Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe konfirmoi se pacienti te i cili u zbulua varianti indian, ishte kthyer nga Iraku.

Ai ishte shtruar në spital për 10 ditë dhe më pas kur u kthye në Maqedoninë e Veriut u dërgua me urgjencë në një spital privat.

Filipçe do të kërkojë zgjatjen e masave aktuale kufizuese deri në 15 qershor në gjithë vendin.  Sipas OBSH ky variant është më i transmetueshëm se variantet e tjera të mëparshme.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement