Vajza 21-vjeçare humbi jetën pasi ra nga ballkoni i një hoteli, shoqet: E ka hedhur i fejuari

Një tragjedi ndodhi natën e të enjtes në Ibiza ku një vajzë 21-vjeçare ra nga ballkoni i një hoteli me të dashurin e saj. Mediat e huaja raportojnë se Elena Livigni Gimenez mund të jetë vrarë nga shoqëruesi i saj 26-vjeçar, i cili  kryer vetëvrasje menjëherë pas krimit.

Miqtë e Elenës duket se nuk kanë dyshime që ajo është vrarë nga i dashuri i saj, pasi e përjashtojnë faktin që 21-vjeçarja mund të kishte bërë një gjest ekstrem vetvetiu, duke u hedhur nga ballkoni i Hotel Torre del Mar. Ata janë të bindur se i dashuri i saj e shtyu atë ose, në çdo rast,mikesha e tyre ra në përpjekje për t’i shpëtuar një sulmi.

“Nuk i ka shkuar ndonjëherë në mend të vriste veten”- u shprehën shoqet e 21-vjeçares.

Hetuesit spanjollë mendojnë gjithashtu se bëhet fjalë për vrasje. Vajza 21-vjeçare e një sipërmarrësi italian dhe një mësuesi universiteti spanjoll mund të jetë vrarë nga shoqëruesi i saj 26-vjeçar, një djalë i ri me një pasaportë të dyfishtë marokene dhe spanjolle, i cili mendohet të ketë kryer vetëvrasje menjëherë pas krimit.

Sidoqoftë, për momentin, policia spanjolle nuk e ka përjashtuar ende hipotezën e një vetëvrasjeje të dyfishtë.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement