U vra pranë shtëpisë në Ksamil, Gramoz Mema i dashuruar me grua të martuar, LIDHJA që mund t’i ketë kushtuar jetën…

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur dje në Ksamil, ku u ekzekutua Gramoz Mema. E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala tregoi se një ndër pistat që po hetohet është ajo e një lidhje dashurie, pasi dyshohet se viktima ishte në një marrëdhënie me një grua të martuar.

Autorët pasi kanë bërë vrasjen janë drejtuar për në Butrint. Nuk kanë pranguar që të paguajnë traun dhe besohet se mund t’u ndërtohet identikiti nga punonjësit. Para 10 vitesh Mema ka jetuar në Angli dhe mendohet se ka pasur shoqëri me persona të përfshirë në trafik narkotikësh. Ka debatuar më parë me një person të alkoolizuar. Është pistë e vakët kjo. Po flitet edhe për një lidhje problematike me një grua që kishte martesë. Jetonte në Tiranë në një banesë që kishte këtu. Është një tjetër pistë që po e ndjekin,”

-tha Lala.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement