Shqipëria në 24 orët e fundit: Një humbje jete nga Covid dhe 5 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë tha sot se një qytetar ka ndërruar jetë në spital si pasojë e infektimit me Covid-19.

Në raportin ditor, autoritetet theksojnë se në 24 orët e fundit janë kryer 2,103 testime prej të cilave 5 persona janë konfirmuar pozitivë ndaj virusit të rrezikshëm.

Ministria shton se betejën me Covid e kanë fituar 38 qytetarë gjatë 24 orëve.

NJOFTIMI I DETAJUAR:

Janë kryer 2103 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 24 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare, 63 vjeç nga Saranda. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,702 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (7 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        5
Të shëruar në 24 orë      38
Të shtruar në spitale      24
Humbje jete në 24 orë   1
Testime ditore                2103

Testime totale             740,575
Raste pozitive             132,384
Raste të shëruara        129,702
Raste Aktive                  230
Humbje jete                  2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         60
Shkodër       54
Berat             33
Korçë            25
Lezhë           20
Elbasan        14
Vlorë              7
Gjirokastër   6
Durrës          4
Kukës           3
Fier                2
Dibër          2

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement