Sfilatat në Tik Tok! KLGJ vendos pezullimin e Enkeleda Kapedanit, gjyqtarja:Po më bëni kokë turku

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur pezullimin nga detyra të gjyqtares Enkeleda Kapedani, deri në fund të hetimeve që kanë nisur për të. Kapedani ishte e pranishme në mbledhjen e sotme ku u diskutua pezullimi dhe shkarkimi i saj nga detyra.

Gjyqtarja Enkeleda Kapedani është justifikuar për sfilatat e saj në rrjetet sociale, duke thënë se videot dhe foto ia ka bërë vetes për të hequr stresin dhe lodhjen që kishte nga puna. E pranishme në mbledhjen e KLGJ-së ku po diskutohet kërkesa e ILD-së për shkarkimin e saj, Kapedani tha se shijet e aj muzikore nuk ndikojnë aspak në vendimet e marra si gjyqtare.

Ajo shtoi më tej se te gjithë njerëzit kanë kënduar ndonjë këngë njëherë në jetën e tyre, ndërsa ajo po gjykohet e po bëhet kokë turku. Kapdani ua hodhi edhe fajin mediave teksa kërkoi që të mos lejohej që bota e krimit dhe e krimit të fitonte mbi të.

Kapedani është marrë nën hetim nga Inspektoriati i Drejtësisë, pasi në media i rrodhën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”. Në video gjyqtarja shfaqet me rroba firmato teksa këndon: Rrethi im o mafia! Vetë ajo pretendon se nuk ka “TikTok” dhe nuk ka asnjë dijeni se kush ia ka publikuar pamjet në rrjet.

Më pas ajo u justifikua duke thënë se këto video mund t’ia kenë publikuar fëmijët e saj, të cilët janë të mitur. Pavarësisht pretendimeve, Kreu i ILDS-së dorëzoi kërkesën për shkarkimin e magjistrates me arsyetimin se ka diskredituar figurën e gjyqtares.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement