Sara bëhet mollë sherri, Atdheu prish miqësinë me mikun e tij pasi postoi foto me…

Atdhe Xharavina ka publikuar një ditë më parë disa postime në “Instastory”, ku ka sqaruar se është ndarë nga Sara, e madje nuk ka më raporte me disa persona që e thërrisnin vëlla.

Ish-konkurrenti nuk ka shkruar se për kë bëhet fjalë, por kuptohet se ai ka prishur marrëdhëniet me Andi Artanin. Ky i fundit ka postuar një foto në “Instastory” ku shfaqet së bashku me të vëllaë dhe Sarën.

“Sqarim për publikun, se më kanë ardhur shumë mesazhe. Ndjesë për vonesën po kam pas disa probleme personale siç e keni pa, e keni kuptu dhe vet. Ndarjen ta quajmë se ishim në njohje e sipër me Sarën, po është e vërtetë. Faleminderit të gjithë ju që na mbështetet dhe vazhdoni të na mbështesni. Mirënjohës për ju gjithë jetën. Gjithashtu me këtë do t’ju them që i kam vu vizën disa personave që më quanin vëlla dhe ta punojnë mbrapa krahëve disa herë, po e kam bo një sy qorr po u mbush kupa. Respekt për të gjithë ju, faleminderit Zotit me disa nga personazhet e “Për’puthen” që ka ngel respekti dhe dashura në mes. E dinë ata se kush janë. Por që do i bëj publik avash avash. Natën e mirë, ju rujt Zoti”, shkruan Atdheu.

Ndërsa më pas, ai ka postuar edhe një listë me emrat që mban shoqëri akoma dhe se janë personat që do ketë respekt gjithmonë për ta.

“Ana Lleshi, Murat, Rinian Leka, Aristela Leka, Princi, Ledjana Prenga, Loco, Almed Kreku, Ana Kauri, Ervis Kurti, Cindi Loci, Jasmina Kadriu, Fation Kuqari, Shkëlqim Bega, Ervin Koxherri, Alesandro Mehmeti, Kristian Marcinaj, Erlind Kapllani, Arber Aruçi, Juli, Maris Lika, Gelian Rajku, Ani Xhafaj, Tea Trifoni, Sajmo Neziri, Melisa Lleshi, Andi Shehu, Anxhelo Mullaj, Elton Maksuti, Shqipe Hysenaj. Gëzohem që ju njoha, do ta keni respektin gjithmonë nga unë”, shkruan në një tjetër postim Atdheu.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement