Publikoi videot sensuale në TikTok, vendimi i radhës nga Enkeleda Kapedanit i shokoi të gjithë

Pas publikimit të videove në rrjetin social TikTok, Enkeleda Kapedani ka dhënë dorëheqjen si zv.kryetare e Gjykatës së Elbasanit. Kreu i ILD-së, Artur Metani tha se ekzistojnë kushtet që gjyqtarja të pezullohet. Me argumentin për të mos penguar hetimin e ILD-së, Kapedani njoftoi dorëheqjen nga posti në Gjykatën e Elbasanit.

“Në rastin konkret, ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani të masës provizore të pezullimit nga ushtrimi i detyrës, deri në përfundimin e procedimit disiplinor, për shkak se vazhdimi i magjistratit në detyrë diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit”, tha Metani.

Gjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, po flet në seancën dëgjimore në KLGJ, e cila është mbledhur për të diskutuar kërkesën e ILD-së për shkarkimin e saj nga detyra. Ajo e nisi fjalimin me një ndjesë publike.

Fjala e saj:

“Është shumë e vështirë për mua si gjyqtare, si nënë e si grua, të dal përpara jush për të folur për jetën time personale të bërë publike përmes disa videove, megjithatë do ta nis me një ndjesë të thellë publike deri sa e vërteta të zbardhet. Shpresoj shumë që zëri im të dëgjohet, të besohet e vlerësohet në bazë të parimit të profesionalitetit dhe jo vetëm.

Të nderuar, kam pritur gjatë të dal përpara jush apo përpara çdo institucioni tjetër për të dhënë llogari për veprimtarinë time gjatë ushtrimit të detyrës, për vendimmarrjet e mia, e kryesisht për një vendim që më ndjek dhe më përndjek në botën mediatike.

Diçka e tillë nuk ka ndodhur, e ja ku jam sot dal para jush e gjykohem për veshjen, pamjen apo për shijen muzikore, të cilat nuk kanë ndodhur aspak gjatë ushtrimit të detyrës, të cilat nuk ndikojnë aspak në marrjen e vendimeve nga ana ime. Të cilat nuk më ndryshojnë aspak mua nga të qenit gjyqtare”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement