Pamje të rënda/ Publikohet momenti i vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar në Greqi

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të ekzekutimit të 32-vjeçarit Aris Papas vetëm pak ditë pas vrasjes.

Nga pamjet e publikuara, vihet re Papas, i cili teksa konsumon diçka në një bar, aty pranë afrohet një person. Ky i fundit, me anë të një pistolete qëllon disa herë shqiptarin, nga një distancë fare e afërt.

Si pasojë, 32-vjeçari rrëzohet në tokë, ndërsa me vështirësi, arrin të futet në ambientet e brendshme të lokalit, ku i shpëton të tjera plumbave që dërgoheshin në drejtim të tij. Fatkeqësisht, disa sekonda më pas, shqiptari nuk reagon më, e duket që ka ndërruar jetë në vend.

Nga krahu tjetër, klientët e punonjësit e lokalit shihen teksa largohen me shpejtësi.

Aris Papas, ka mundur t’i shpëtojë tre atentateve në të kaluarën, ndërsa i fundit, ka qenë vetëm pak muaj më parë

Sipas mediave greke, emri i tij është i njohur si një nga pjesëtarët e botës së krimit dhe trafikimit të drogës.

Për këtë fakt, e teksa i druhej një atentati, ai vazhdimisht lëvizte me anti-plum, por ditën që ka ndodhur vrasja, nuk e kishte veshur, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo vrasje, e cila ndodhi në mes të ditës e në qendër të Athinës ka tronditur jo pak qytetarët, ndërsa, ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement