Ngjarje e rëndë/ Vogëlushja tre muajshe copëtohet për vdekje nga qeni në dhomën e saj të gjumit në Irlandë

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Irlandë, pasi një qen ka copëtuar për vdekje një vogëlushe tre muajsh.

Foshnja u sulmua nga qeni i egërsuar në dhomën e saj të gjumit, në orët e para të ditës së sotme, në fshatin Clashmore, County Waterford.

Ajo pësoi dëmtime serioze në kokë. Policia dhe ndihmësmjekët mjekuan foshnjën në vendngjarje para se ajo të dërgohej me urgjencë në Spitalin Universitar Cork, rreth 40 milje larg. Por ajo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga sulmi i qenit dhe ndërroi jetë rreth orës 03:15 të mëngjesit.

Shtëpia e foshnjes në fshat u rrethua sot ndërsa policia vazhdon hetimet.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement