“Me këtë shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves”, Rama poston foton me sulmuesin e Kombëtares

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Hungari për një vizitë 2 ditore në Hungari, ku do të takohet me zyrtarët e lartë të shtetit hungarez.

Rama është surprizuar nga futbollisti i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, i cili luan në Hungari me Ferencvaros dhe i ka dhuruar Ramës fanellën e ekipit të tij, por e personalizuar me emrin e kryeministrit.

“Në Budapest me këtë shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves në Champions, po që qenka një flori djalë, përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë”, shkruan Rama krah fotos me Uzunin.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement