“I dërgonte vëllait 300 euro çdo muaj”- E përlotur shoqja e të ndjerës në Shkodër: Kërkova ta takoj, por….Ja biseda ime e fundit me Dianën   

 

 

Shoqja e Diana Vukës, të ndjerës që u vra nga vëllai mbrëmjen e 4 qershorit në Shkodër, tregon për “Panorama” se viktima kishte ardhur për pushime nga Gjermania dhe që të premten nuk përgjigjej në telefon.

Rajmonda Sokoli thotë se Diana ishte një person shumë i mirë që e ka ndihmuar të vëllain me gjithçka, por ai i mori jetën. Sipas dëshmisë të siguruar nga “Panorama” Diana i dërgonte të vëllait çdo muaj 300 euro.

Autori i krimit njihej si një person që kishte probleme me alkoolin dhe luante shpesh bixhoz.

“Dianën e kam njohur si një njeri të mrekullueshëm. Kemi bërë planet për të ardhur për të kaluar kohë në Velipojë bashkë. Nuk më besohet ende. Diana ka qenë një shoqe e mirë, një motër e mirë, e ka ndihmuar gjithmonë. Nuk mund ta imagjinoj si ka ndodhur kjo punë. Më ka thënë 300 euro në muaj i ka çuar për çdo muaj. E kanë dashur të gjithë në Gjermani”, tregon ajo.

Shtetasja Rajmonda Sokoli tregon që shoqja e saj që të premten nuk përgjigjej. Ajo rrëfen se të premten i kishte thënë të mos shkonte në shtëpi pasi ishte me njerëz.  “Hë moj shpirt ku je i thashë, më tha: Jam në shtëpi. I thashë-po vij- më tha jo sot mos hajde, dëgjohemi nesër. E kam marrë të nesërmen për çdo minutë, i kam thënë të lutem dil por nuk më ka dalë.”

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement