E fundit/ Plagoset një person në Astir

Paraditen e ditës së sotme është raportuar se për shkaqe të paqarta një person është plagosur nga persona të paidentifikuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 07.06.2021, në Astir, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta persona ende të paidentifikuar kanë goditur me një mjet prerës shtetasin F. D., rreth 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement