Basha takim me Konjufcën/ Prioritet vijimi i dialogut Kosovë-Serbi 

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Gjatë takimit është diskutuar për vijimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Kryetari i Kuvenbdit të Kosovës Glauk është shprehur i kënaqur nga qëndrimi i PD dhe tregon se është një ndihmë për dialogun.

“E  sigurova për mbështetje e plotë të PD në të gjitha sfidat me të cilat përballen institucionet e Kosovës. Mbi të gjitha me qëndrimin krah për krah për përballjen e sfidave të tjera ku prioritet mbetet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare, dhe përfundimi me sukses i dialogut me njohjen e ndërsjelltë të dy shteteve, Serbisë dhe Kosovës”, deklaroi Basha.

“Jemi shumë të nderuar për pritjen një selinë e PD të Shqipërisë nga kryetari i saj. Patëm një takim shumë të frytshëm duke trajtuar temat më të rëndësishme. Fati i shteteve tona është i përbashkët meqenëse ne jemi një komb. Në veçanti prekëm dialogun me Serbinë në të cilën Kosova po përballet me qëndrimet e Serbisë që synon të krijojë një entiteti të kontrolluar nga Beogradi. Më gëzio fakti që qëndrimet e PD janë të rëndësishme për Kosovën. Këto na ndihmojnë në proceset e ardhshme. Vetëm duke pasur një pozicion unik të dy shtete tona mund të ketë sukses. Me zëra të ndarë , me qëndrime kundërthënëse kemi përjetuar vetëm dëme. Sa më të unifikuar të jenë qëndrimet ton do të jetë me e lehtë për ne,” u shpreh Konjufca.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement