Basha: Masakra e 25 prillit nuk do njihet, dora e Ramës për bashkëpunim e mbushur me helm

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi gjatë takimit me demokratët në zonën e Shkodrës së zgjedhjet në PD janë një proces i rëndësishëm dhe jo thjesht një ditë rutinë. Ai tha se ky është testi i parë pas 25 prillit për situatën brenda partisë. Basha nuk la pa përmendur as 25 prillin të cilin e cilësoi si ditë e një fatkeqësie kombëtare.

“Në të vërtetë 25 prilli është ditë e një fatkeqësie kombëtare, është dita e vdekjes klinike të demokracisë; Për ta thënë thjeshtë, shkoqur dhe qartë për këdo, demokraci mbi së gjitha dhe para së gjithash do të thotë vullnet i shumicës dhe me 25 prill shumicës i është mbivendosur një pakicë e pakicës.  25 prilli nuk ka lidhje me demokracinë, nuk ka lidhje me vullnetin e shkodranëve, nuk ka lidhje me vullnetin e shqiptarëve. 25 prilli është gjëma dhe krimi final i regjimit të Edi Ramës dhe Tom Doshit, “

 tha Basha.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement