‘Baba mos hyr këtu se është edhe…’/ Telefonata e FUNDIT e Kudret Saliajt, si e pikasi rrezikun, mori të birin për ta mbajtur larg

Klodiana Lala: Kanë dalë të dy së bashku nga banesa në Vorë. Me qëllim për vrasjen. Pamjet filmike tregojnë se kanë dalë bashkë. E ka pasur vetë ajo kameran. Kanë kontrolluar të dy edhe brenda Gjykatës për të gjetur Kudretin. Ato e kanë gjetur avokatin por nuk kanë kryer asnjë veprim kundër tij. Ka ardhur edhe punonjësja sociale, Anila Trifoni. Do të shikonte kushtet e banesës së viktimës për të jetuar fëmijët. Në këtë moment ulen paralel. Kudreti i ka parë dhe i ka marrë në telefon të birin duke i thënë: Baba mos hyr këtu se është edhe pala tjetër dhe nuk duam që të kemi konflikte. Djali ishte në një ambient tjetër. Nuk e ka lejuar. Ka qendruar me kushëririn e babait të tij në një lokal ngjitur. Në 48 sekonda, Dhurata ngrihet, e kap çantën dhe i afrohet. Dhurata ka vënë kapuç mbi kokë dhe është larguar me taksi. Në taksi ka marrë të atin dhe i ka thënë: Babi, ndërro rrobat se po vij unë. Mexhit Picari thotë se ishte i vetëm. Thotë se e Kudreti e kishte ofenduar prandaj e kishte qëlluar.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement