U tha se ka ndërruar jetë. Mirush Kabashi është shëndosh e mirë, Maska.al kërkon ndjesë që ra pre e këtij spekullimi

Ditën e sotme është publikuar një lajm në media se ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur Mirush Kabashi, pre e këtij spekullimi për pak minuta ka rënë edhe Maska.al.

Duke i kërkuar ndjesë në radhë të parë legjendës së artit në Shqipëri, Kabashit dhe familjarëve të tij për lajmin e publikuar. Maska.al ju kërkon ndjesë edhe lexuesve të saj për lajmin e pavërtetë që është publikuar edhe nga ne.

Ndonëse lajmi i referohej se është bërë publik si informacion nga Faxnews, ne marrim përsipër përgjegjësinë e fajit tonë.

Kabashit i urojmë jetë të gjatë dhe shpresojmë ta shikojmë sa më shpejt në skenë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement