U hodh nga autobusi pas manovrave të shoferit, kush është nëna e tre fëmijëve që humbi jetën ne Elbasan

Një ngjarje e rëndë do të regjistrohej mbrëmjen e djeshme në Elbasan ku një grua do të humbiste jetën për shkak se u hodh nga autobusi ku po udhëtonte. Mësohet se viktima është 47-vjeçarja Mimoza Kasa, e cila teksa pa se shoferi i autobusit me të cilin po udhëtonte po bënte manovra të rrezikshme në rrugë, u hodh për të shpëtuar por gjeti vdekjen.

47-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve nga frika dhe paniku u hodh nga autobusi për të shpëtuar, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë drejtuesi i autobusit 49-vjeçari D.P., banues në Elbasan u arrestua nga policia.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement