Tërhoqi zvarrë të moshuarën, 16-vjeçarja “Tik Tok-se” justifikohet: S’keni provuar jetën time

5 muaj pas grabitjes së 64-vjeçares Lume Zela në Lushnje, e mitura Kristjana Beqiri ka treguar versionin e saj të historisë. Adoleshentja, e njohur për videot virale në Tik Tok, ka zgjedhur të njëjtin rrjet social për të sqaruar gjithçka. Me lot në sy, ajo është shprehur se ishte zhgënjyer nga ndjekësit që nuk kishin besuar tek ajo, edhe pse ka pranuar se ka qenë pjesë e grabitjes. Po ashtu, Kristjana ka përmendur se deri më tani ka pasur një jetë të vështirë, ndaj edhe u detyrua që të grabiste bashkë me të dashurin e saj.

“Nuk di si ta nis këtë video. Do e sqaroj të vërtetën. Nëse do ishte e vërtetë, nuk do isha duke folur këtu me ju. Çdo njeri që mund të bëjë gjëra, i bën nga një mënyrë e caktuar. Në këtë botë nuk ka borxh edhe hak pa marrë, si i thonë një fjale. Unë e bëra sepse kisha një arsye shumë të fortë që më të vërtetë më ka goditur në jetën time. Dhe nuk ishin pa qëllim videot që unë…nuk isha drama girl por lot realë. Por nuk e kam pritur nga ju që të kishte aq shumë negativitet dhe të mos besonit tek unë. Ju se keni provuar ndonjëherë jetën time se po ta dinit, do harroni jetën tuaj. Thjesht kaq!,”-rrëfen ajo.

Por si ndodhi grabitja?

16-vjeçarja hyri në banesën e të moshuarës, duke i treguar “historinë” se ishte e sëmurë me vrimë në zemër. Gruaja e la të hynte, duke i dhënë edhe një gotë me ujë, ndërsa në këtë moment, Beqiri e ka qëlluar me spraj djegës, e ka kapur nga duart dhe e ka mbyllur në dhomë. “Më tërhoqi zvarrë”,-thotë Lume Zela, në rrëfimin e saj pas ngjarjes.

Adoleshentja nisi një kërkim gjerë e gjatë në shtëpi për të gjetur para ose sende me vlerë, por nuk mundi t’i gjente vendin  ku Zela i kishte fshehur, disa florinj të familjes. E zhgënjyer telefonoi Julian Kiptiun, i cili shkoi dhe e mori. Ata u larguan nga shtëpia e zonjës duarbosh, ndërsa disa orë më pas, u prangosën nga Policia.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement