Telushi nuk lë gjurmë në Azerbajxhan, Neftchi nuk i rinovon kontratën

Neftchi nuk e ka rinovuar kontratën me mesfushorin Bruno Telushi. Falënderojmë futbollistin shqiptar për shërbimet e tij dhe i urojmë suksese në karrierën e tij. Duhet theksuar se Telushi, i cili u transferua në tetor të vitit të kaluar, u paraqit në 9 ndeshje”, thuhet në komunikatën e klubit azer.

I transferuar në Azerbajxhan në fillim të këtij sezoni, mesfushori nuk arriti të përshtatet si duhet me futbollin atje dhe gjatë gjithë sezonit arriti të zbresë në fushë në vetëm 9 ndeshje, duke mos ia dalë të lërë gjurmë.

Kjo duket edhe arsyeja pse drejtuesit e klubit azer vendosën të mos i rinovojnë kontratën, duke lënë të lirë mesfushorin vlonjat, i cili tani është në kërkim të një tjetër skuadre dhe nuk përjashtohet rikthimi në Kategorinë Superiore.

Tashmë në moshën 30-vjeçare, Burno Telushi e nisi karrierën te Flamurtari, ku edhe debutoi në Superiore, ndërsa pas një aventure të shkurtër në Kroaci e Itali, u rikthye në Shqipëri për të luajtur fillimisht me Partizanin e më pas me Kukësin gjatë eliminatoreve të kupave të Europës verën e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement