Shembi urën e Darëzezës duke kaluar me kamionçinë, gjykata lë ‘arrest shtëpie’ shoferin

 

Gjykata e Fier ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ për 52-vjeçari Luftar Panahori, shoferi i cili tentoi të kalonte urën e Darëzezes me mjet të tonazhit të rëndë.

Pavarësisht tentativës së tij, mjeti ra në lumë dhe ura u shkatërrua. Sipas policisë, shoferi drejtonte një automjet me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep dhe nuk respektoi sinjalistikën e përcaktuar.

Me shembjen e urës banorët e kësaj zone kanë mbetur të bllokuar.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement