Rikthehen sportet ajrore pas 30 vitesh, Rama: Aerodromi i Gjirokastrës një vlerë e shtuar e turizmit 

 

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Facebook’ një video me disa nga momentet e çeljes së aerodromit të Gjirokastrës, ku të shumtë kanë qenë vizitorët për ta provuar ndjesinë e fluturimit nga afër.

Kreu i qeverisë ka publikuar një video ku shihet edhe spektakli në qiell mbi Gjirokastër, ndërsa i uron ndjekësve një ditë të mbarë.

“MIRËMËNGJES

dhe me eksperiencën e çeljes së aerodromit të Gjirokastrës, një hapësirë më shumë për turizmin e zonës, ju uroj një të dielë të mbarë”, shkruan Rama.

Riaktivizimi i aerodromit të Gjirokastrës është bërë nga bashkia e qytetit, çka synon kthimin e kësaj piste një destinacion të sporteve të ajrit në funksion të turizmit dhe logos së re të Gjirokastrës “365 ditë turizëm”.

I vënë në funksion në fillim të viteve ’30, aerodromi i Gjirokastrës ka një histori gati 90 vjeçare. Avioni i fundit që është ulur në këtë piste, ishte një fluturak shtetëror që daton më 26 shkurt të vitit 1991 kur Ramiz Alia vizitonte për herë të fundit Gjirokastrën.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement