Nesër nis aksioni për ndërtimet pa leje, Veliu i pakënaqur me vartësit

 

Ashtu edhe siç kreu i qeverisë Edi Rama paralajmëroi, të hënën në zonat bregdetare Policia e Shtetit pritet që të mbështesë veprimet e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e ndërtimeve pa leje, por edhe procedimin e personave që kanë shkelur ligjin.

Në lancimin e operacionit “Bregdeti ynë”, Rama i bëri apel atyre që kanë ndërtuar pa leje t’i shembin vetë që mos përballen me Kodin Penal, por sipas të dhënave nga terreni reagimi ka qenë i pakët.

Puna e policisë ka nisur më herët ndërsa kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu mësohet se përmes një mesazhi dërguar drejtuesve të uniformave blu në qarqe, ai ka kritikuar punën e këtyre të fundit në këtë drejtim.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement