Më të dashuruar se kurrë! Argjira dhe Graciono nuk lënë gjë pa thënë, flasin dhe për dasmën 

 

Argjira dhe Graciano janë një nga dyshet më të përfolura të momentit. Pak javë më parë ata konfirmuan lidhjen e dashurisë dhe shumë shpejt janë kthyer në një nga çiftet e preferuara në showbizin shqiptar. Mbrëmjen e djeshme dyshja ishin të ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku rrëfyen gjithçka nuk kemi ditur për marrëdhënien e tyre.

Argjira tregoi se fillimisht me Gracianon ishim miq të mirë, por më pas gjithçka ndryshoi kur ajo u shpërngul në Tiranë për të punuar.

“Kur unë erdha në Tiranë filluam që të flisnim, sepse unë Gracianon e njihja që më herët. Unë dhe Graciano kemi qenë shok shumë të mirë vite më parë, pastaj kur erdha unë në Tiranë për punën, filluam të ndërronim pak stilin dhe filluam të shoqëroheshim pak më shumë se sa dy miq. Në fillim para se të vija në Tiranë nuk më ngacmonte asnjëherë dhe kur filloi të më ngacmonte nuk e merrja seriozisht”, tregoi Argjira.

Ndërsa Graciano nga ana e tij tha se që në momentin e parë që e pa Argjirën ishte i bindur se ajo të ishte e tij.

“Që në momentin e parë që e kam parë kam menduar kjo do jetë e imja, por ishte e vështirë, sepse kjo ishte në Kosovë dhe ishte një lidhje që e dija që nuk do funksiononte dhe i thosha vetes pse torturohesh se kjo gjë nuk do eci. Pastaj thashë kjo është dashuria e vërtetë ti do luftosh, bëra hilet e  mia derisa erdhi këtu ku erdhi”, tha Graciano.

Ai shtoi se Argjira ishte ajo që dëshironte ta mbante lidhjen larg vëmendjes së publikut, me frikën se mos i kapte syri i keq. Me shumë dashuri, Graciano u shpreh se pas lidhjes me Argjirën i ka ndryshuar jeta si në plotësimin e shpirtit, por edhe në anënprofesionale.

Në lidhje me bashkejetesën, Argjira tha se e priste të ishte shumë më keq, por në fakt nuk është kështu.

“E kam pritur më keq bashkëjetesën, sepse shoqet më kishin thënë që bashkëjetesa me një mashkull është ferr. Por Graciano është i rregullt, më ndihmon pafund në shtëpi, edhe në kuzhinë”, tregoi Argjira.

Sa i përket lidhjes me familjarët e tyre, moderatorja tha se mami i saj mbron gjithmonë Gracianon, ndërsa nëna e këtij të fundit mban gjithmonë anën e Argjirës. Ndërsa për planet e dasmës, ata thanë se kanë diskutuar me njëri-tjetrin, por nuk e kanë më shumë dëshirë.

“Ne nuk kemi ndonjë fis të madh të bëjmë dasmë të madhe. Gjira nuk i ka qejf këto gjëra dhe shyqyr se më ka kursyer ca lekë me këtë rast. Jemi shumë rehat, nëse do vij do vij natyrshëm dhe më shumë për të mbledhur miqtë”, u shpreh Graciano.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement