E RËNDË! Nuk ka qetësi në vend, vëllai vret motrën e tij, prej 3 ditësh e mbante në banesë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën! Fabian Vuka është prangosur nga Policia pasi akuzohet për vrasjen e motrës së tij. Viktima, e identifikuar si Diana Vuka, jetonte prej kohësh në Gjermani dhe së fundmi kishte ardhur për të kaluar kohë në vendlindje, për të mos u kthyer më kurrë.

Sipas fqinjëve, ajo kthehej herë pas here në Shkodër dhe kishte konflikte me të vëllanë. Autori Fabian Vuka njihet si një person i alkoolizuar, por ende nuk dihet nëse në momentin e krimit kishte konsumuar alkool apo jo. Po ashtu paraprakisht raportohet se ai e kishte qëlluar të motrën me thikë e se prej tre ditësh mbante në banesë kufomën e saj.

Megjithatë ende nuk ka një version zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement